Stuhia “Ciara”, viktima dhe dëme në Evropë

  • 4 years ago
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Evropë ndërsa stuhia ?Ciara? zhvendoset në lindje duke pezulluar transportin dhe duke lënë me qindra e mijëra njerëz pa energji elektrike.


Era e fortë në Poloni ka rrëzuar çatinë e një dyqani pajisjesh skijimi duke i marrë jetën një gruaje dhe dy vajzave të saj. Babai i tyre mbeti i lënduar. Një person humbi jetën pasi barka në të cilën ndodhej u përmbys në Suedinë jugore. Një tjetër person që ndodhej në bord, mbetet i zhdukur. Dy persona mbetën të vdekur në makinat e tyre, një në gjermani dhe një në slloveni. Ndërsa një britanik, 58 vjeçar, humbi jetën të dielën pasi një pemë e shkulur nga stuhia ra mbi makinën e tij.

Në ishullin mesdhetar të Francës, Korsikë, era shënoi një shpejtësi rekord prej më shumë se 220 km në orë të hënën në mbrëmje ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet ishin të shumta në kontinent. Autoritetet thanë se era shkaktoi një zjarr në veri të ishullit. Portet dhe aeroporti në Korsikë u mbyllën të martën.

Stuhia ?Ciara? ? e njohur edhe si ?Sabine? në disa pjesë të Evropës ka shkaktuar dëme të mëdha. Duke kaluar së pari në Irlandë dhe Britaninë e Madhe, stuhia më pas u përplas egërsisht mbi Evropën kontinentale. Transporti u ndal dhe shkollat u mbyllën në Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë. Shumë fluturime u anuluan apo u devijuan. Në Gjermani, një vinç u shemb mbi katedralen e Frankfurtit duke dëmtuar çatinë e saj ndërsa probleme pati edhe në Danimarkë, Suedi, republikën ceke etj. Sidoqoftë, era e fuqishme solli edhe një të mirë në gjermani. Turbinat e erës atje prodhuan një sasi rekord energjie elektrike, të barazvlefshme me atë të 44 impianteve bërthamore të energjisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CiaraStorm#Europe#TopChannel

Recommended