VD-Ekskluzive/ I maskuar dhe me armë, momenti kur durrsaku grabit marketin
  • 4 years ago
DURRËS- Grabitja e argjendarisë në Elbasan vetëm një ditë më parë, ka zbardhur një sërë grabitjesh të tjera ku të gjitha kishin një autor...Artur Thaçin. 27-vjeçari është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Report Tv ka siguruar ekzkluzivisht videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, të një supermarketi ku ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe disa paketa. Videoja mban datën 11 shkurt, rreth orën 20:50, ku i armatosur, me kapuç, i veshur me një xhup të zi dhe me shall, Thaçi është futur në supermarket, i ka drejtuar armën kasieres, e cila nuk ka bërë rezistencë dhe ka marrë shumën e lekëve dhe disa paketa, që ndodheshin tek bufeja pas. Thaçi vepronte pa doreza dhe në një moment i bien lekët, që po i fuste në çantë. Teksa po largohej, ai përballet me një blerës në supermarket, i cili duket se nuk frikësohet aspak se para tij ka një person të armatosur me me maskë. Pas shihen "sy më sy", Thaçi largohet me vrap.
Recommended