Report TV - Tiranë, i mori makinën një italiani, momenti kur prangoset i riu me armë pa leje
  • 5 years ago
Efektivë të komisariatit nr.2 në Tiranë arrestuan 27-vjecarin Endrit Sina, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

I riu u zbulua pas një operacioni teksa uniformat blu ishin vënë në lëvizje për bllokimin e makinës me të cilën ai udhëtonte. Mjetin në fjalë, tip Alfa Romeo, Sina e kishte blerë tek një 42 vjecar që në fakt ky i fundit e kishte marrë tek një shtetas italian nëpërmjet mashtrimit.

Pas kallëzimit të tij, policia nisi kontrollet, ku në rrugën ?Bilal Golemi? mjeti u konstatua se drejtohej nga 27 vjecari.

Në ndjekje e sipër, Endrit Sina duke mos pasur asnjë mundësi për tu larguar ka hedhur nga xhami një pistiletë tip TT.

Pas arrestimit, Sina ka treguar edhe emrin e personit ku kishte blerë mjerin, duke bërë që policia të shpallë në kërkim 40 vjecarin me iniciale E.P., i cili nëpërmjet mashtrimit kishte mundur ti merrte mjetin shtetasit italian.

Endit Sina është një emër i njohur për policinë, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Vite më parë, ai qëlloi me armë zjarri një vajzë, gjatë kohës që kjo e fundit po konfliktohej me mikeshën e Sinës. Në atë kohë shkak i sherrit ishte bërja pis e murit në ambientet e punës së dy vajzave.
Recommended