Report TV -Vlorë/ Festa e Ujit të Bekuar, momenti kur i riu kap kryqin mes dallgëve të detit
  • 4 years ago
Kremtimi i 6 janarit në Vlorë, 'Epifania',festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit në det. Në Vlorë vetëm një person është hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulëta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Në një ditë ku temperaturat kanë qenë mjaftueshëm të ulëta ,rituali i ditës së Epifanisë që përfundon me hedhjen e kryqit të shenjtë në det,është ndjekur nga dhjetëra persona dhe besimtarë. Klodjan Shani ,ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Ceremoni e startuar me ritualin fetar të kësaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së "Shën Theodorit në Vlorë, At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarëve për të qenë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla. Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Klodjan Shani ,për të cilin është hera e parë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

Një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë në Vlorë, epifania, dita e ujit të bekuar, një ceremoni e ndjekur nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë vlonjate. Ka startuar pranë kishës ortodokse "Shën Theodori" në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.
Recommended