Mrekullia e natyrës peng i investimeve! Shishtaveci, aty ku nuk ka rrugë për të shijuar skinë
  • 4 years ago
Fshati Shishtavec në Kukës, që shtrihet në lartësinë e 1500 metrave mbi nivelin e detit është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor, por gjatë këtij sezoni dimëror numri i turistëve vendas dhe të huaj është i ulët.

"I kam parë rrallë turistët, më pyesin njerëz nga Tirana se a ka rënë borë por turistë të huaj nuk ka shumë", tha një banor.

"Më pak ka pasur këtë vit turistë, një javë më parë ishin disa nga Kosova', tha një banor.

Ndërkohë pak banorë të cilët kanë mbetur në Shishtavec, nuk po arrijnë të krijojnë një turizëm të qëndrueshëm për shkak edhe të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së shërbimeve dhe akomodimit, ndërsa  investimet e kryera deri me sot nuk ndërthuren me elementët bazë, që mungojnë në të shumtën e rasteve, si energjia elektrike apo dhe bllokimi i rrugëve.

"Unë nuk kam parë, më kanë pyetur për rrugën për te skitë dhe nuk është hapur dhe kjo i pengon njerëzit të vinë. As hotele këtu nuk kanë ku të qëndrojnë", tha një banor.

"Tani turistët nuk vinë se infrastruktura është zero, nuk ka as hoteleri edhe pse ky vend është një mrekulli, nuk është investuar dhe ka probleme me dritat, shtyllat nuk rregullohen, jemi dobët për dritat", tha një banor.

Natyra nuk ka kursyer asgjë në këtë zonë me bukuri të rralla si në verë ashtu edhe në dimër. Por banorët nuk e kanë një orientim, edhe pse ka modele të ngjashme që kanë sjellë zhvillim të jashtëzakonshëm vetëm pak kilometra nga Shishtaveci, qoftë në Kosovë por edhe Maqedoni. Disa bujtina të improvizuara e ndërtesa të mbetura nga e kaluara janë shumë pak për atë çfarë kërkon një turizëm i qëndrueshëm malorë.
Recommended