Skandali me Nova TV, gazetarët kërkojnë ndihmën e shoqatave
  • 4 years ago
Në vend që t?i marrin pagat e mbetura, gazetarët që punuan për Televizionin Nova e dështuar, të Sead Koçanit u gjendën në listën e borxhlinjve ndaj kësaj shtëpisë; mediatike. Gjithsej 14 gazetarë ballafaqohen me paditë e ngritura nga drejtuesja e falimentimit për paratë që u janë dhënë të punësuarve si paradhëniet për udhëtime zyrtare. Gazetarët pohojnë se paratë u janë dhënë atyre nga menaxhmenti, por pasi janë kthyer nga udhëtimi zyrtar ata i kanë kthyer siç duhet. Sipas tyre, është krejt absurde që në vend që të marrin pagat të cilat Tv Nova ua ka borxh, ata tani duhet të paguajnë për diçka, për të cilën nuk janë fajtorë.
Recommended