Ankandi i AlbPetrol, anulohet gara për 31 mijë ton naftë
  • 4 years ago
Kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës, ?AlbPetrol? ka anuluar ankandin për shitjen 31 mijë tonë naftë të përpunuar. Sipas njoftimit zyrtar nuk u paraqit asnjë ofertë në garën e zhvilluar më 6 shkurt.


Tani për tani çdo gjë është pezulluar deri në organizimin e një ankandi të ri. Në thirrjen e parë, ?AlbPetrol? kishte vendosur një çmim fillestar, që niste nga 75,37 përqind i çmimit BRENT, pra e naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, I cili publikohet në buletinin e agjencisë së prokurorimit publik. Sasia do të dorëzohej brenda 90 ditësh nga shpallja e fituesit. Ky ishte ankandi i dytë që zhvilloej brenda një periudhe kohore 1-vjeçare.

Muajin maj që shkoi, ?AlbPetrol? nxori në ankand, 75 mijë tonë nafte, e cila u ble për 30 milionë dollar, nga ?Al Global Oil?, që u shpall fituese e garës. Kompania shqiptare e nxjerrjes së naftës prodhon rreth 280 ton nafte në ditë, ndërkohë që është përgjegjëse për monitorimin e kontratave koncesionare. Ajo ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbPetrol#Ankand#TopChannel
Recommended