Ministrat shqiptare manipulojne votimet e sondazhit ne Opinion

  • 4 years ago
Emisioni ?Opinion? në Tv Klan ka bërë një sondazh për të kuptuar sa njihen ministrat nga qytetarët shqiptarë. Rezultatet janë surprizuese.

Nga sondazhi online, u vu re një anomali përsa i përket votimeve.

Numri u rrit në mënyrë të frikshme dhe jo të njëtrajtshme. Nga verifikimet u zbulua se një numër i konsiderueshëm votimesh janë false.

Eksperti IT i portalit ?opinion.al? shpjegon më mirë se si funksionon kjo skemë e votimeve fiktive.

?Çdo kompjuter ka një IP. Votat reale janë IP të regjistruar në një IP real. Votat e manipuluar quhen proxy dhe mund t?i marrësh e t?i identifikosh në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi, aq më i shtrenjtë është proxy. Një IP jo reale mund të jetë një kompjuter në Amerikë, në Indi etj. Sistemi që ne kemi përdorur është një server që ndodhet në Amerikë. Ky sistem është shumë i sofistikuar. Ai nxjerr një përqindje. Është 100% e verifkueshme çdo manipulim?, tha Gentian Progni.