Meta: Votimet socialiste tejkaluan planin

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat i etiketon si votime socialiste. Ai e  ironizon procesin përmes postimit të një video gjatë votimit, që sipas tij vërteton atë që ai kishte parashikuar, kthimin pas në kohën e votime kolektive.

?Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani më duhet të ?shpik? një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të ?Heroit të votave socialiste?.

Kreu i shteti uron qytetarët duke thënë se nuk ranë pre e kurthit të përplasjes civile.

?Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama. Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre?.

Me një postim të dytë presidenti ndan me ndjekësit e tij në Facebook një foto me dy vëzhgues të ODIHR-it në momente pushimi në plazhin e Gjirit të Lalzit. Meta shpjegon se e ka marrë pushim këtë hënë pasi po shlyen ditët e humbura të pushimeve që i shfrytëzoi duke pritur dialogun dhe reflektimin përfshirë dhe të shtunën e 29 Qershorit.

Tv Klan