Venecia' në Tiranë për anti-shpifjen, Cukali: Mbajtën shënim ankesat tona!

  • 4 years ago
TIRANE-Mbërritja e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri për paketën anti-shpifje ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes debatin për nismën e shumicës. Ekspertët e 'Venecias' dje dhe sot në Tiranë kanë takuar përfaqësues të politikës nga të gjitha kampet, por edhe të organizatave të medias, mes tyre Koloreto Cukalin, kryetar i Këshillit të Medias, i cili ishte i ftuar në studion e Report Tv së bashku me analistin Mujo Buçpapaj përballë gazetarit Besard Jacaj. Cukali u shpreh se ekspertët e 'Venecias' mbajtën shënim të gjitha kritikat e tij për ligjin, ndërsa theksoi se problemin sipas tij e zgjidh vetërregullimi dhe për këtë nesër do të ketë një nismë.