Karnavalet Venecia/ Parada e varkave mahnit publikun
  • 4 years ago
Dita e dytë e karnavaleve të Venecias u çel me një parade të mrekullueshme në ujë, kushtuar të gjithë banorëve por edhe turistëve që vizitojnë në këtë periudhë të vitit qytetin e mrekullueshëm lagunë të Italisë.


Kortezhi ujor u nis në orën 11 të paradites nga ajo që njihet si Punta della Dogana e lëvizi përgjatë Canal Grande për të mbërritur në pikën popullore të Rio di Cannaregio, ku publiku priste plot kureshtje spektaklin e tij.

Afrimin e varkave e shoqëronte në tokë një event i rëndësishëm gastronomik, në të cilin u ofruan dhe specialitetet të zonës, përfshirë ëmbëlsirat tradicionale të karnavaleve atje, Le Fritole. Mbërritja e paradës u plotësua nga muzika dhe animacionet. I gjithë show ishte falas për admiruesit. Karnavalet e Venecias janë të famshme në mbarë botën sidomos për maskat e tyre. Llogaritet se gjatë këtij kremtimi të rëndësishëm, qyteti mbushet nga gati 3 milionë vizitorë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karnavale#Venecia#TopChannel
Recommended