Dikur e quante projekt të pavlerë, Basha shijon kafen nën rrezet e diellit në sheshin “Skënderbej”
  • 4 years ago
Këtë të shtunë kreu i Partisë Demokratike, Lulizm Basha ka zgjedhur që ta kalojë në Tiranë dhe përveç kësaj në një vend ku dikur nuk kishte shumë simpati për të.

Basha është parë pikërisht në sheshin "Skënderbej" teksa shijon diellin që ishte sot mbi Tiranë. Kujtojmë që kryeopozitari kohë më parë kur punohej për transformimin e sheshi nga Bashkia e Tiranës, ishte kundër projektit. Ndonëse kanë qenë të shumta akuzat, por edhe tentativat për të penguar projektin, kreu i PD duket se i ka shijuar një kafe pranë këtij sheshi që më parë shërbente si një rrethrrotullim makinash .

Shpesh herë Partia Demokratike e ka cilësuar një investim të pavlerë projektin e nisur nga Bashkia e Tiranës në sheshin ?Skënderbej?, ku akuzonin Veliaj se po betonizonte vendin.
Recommended