"Pas sahatit po ngrihet një kullë", Tafaj: Tirana po zbrazet nga kujtesa historike
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shumë vlera historike të Tiranës, shumë shtëpi dhe objekte karakteristike të kryeqytetit shqiptar nuk janë më, ato po zhduken dita ditës. Shqetësimi u ngrit nga kreu i Shoqatës "Tirana", Arben Tafaj, i cili në studion e lajmeve në RTV Ora denoncoi edhe ngritjen e një kullë të madhe prapa sahatit.

Arben Tafaj: Tirana po zbrazet nga pjesë e kujtesës historike. Elementë të pandryshuar janë xhamia, sahati, ura e tabakëve, kompleksi urban brenda kësaj sipërfaqe 1500 m2, është varri i Kapllan pashës që kanë mbetur të pandryshuar. Por ç'po ndodh tani? Po ndodh kjo që pas sahatit të Tiranës po ngrihet një kullë shumëkatëshe, që duam nuk duam ne e prish sfondin e shikimit. Unë uroj restaurimin e xhamisë, por kam të drejtë të paragjykoj se mos ndoshta ai mbulimi të mos mbetet. Pra nëse është i përkohshëm shumë mirë, por të mos mbetet, se ne jemi mësuar ta bëjmë njëherë të përkohshëm dhe ta lëmë të tillë.

Një shqetësim tjetër për Shoqatën "Tirana", por edhe për qytetarët e Tiranës është edhe prishja e Teatrit Kombëtar. Tafaj, u shpreh se ajo ndërtesë nuk duhet të prishet, por duhet të ruhet dhe le të ketë çfarëdo lloj funksioni.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-sahatit-po-ngrihet-nje-kulle-tafaj-tirana-po-zbrazet-nga-kujtesa-historike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended