Korçë, komedi premierë/ “S’ka burrë që tradhton gruan time”, në skenën e teatrit
  • 4 years ago
?S?ka burrë që tradhton gruan time?, është komedia e ngjitur në skenën e teatrit të Korçës duke sjellë humor dhe batuta të shumta.


Shkruar nga Samuel Bobrick dhe Ron Clark, me regji të Guri Kocos komedia ka në qendër 3 personazhe, një femër dhe dy meshkuj, tradhëtinë dhe ndjenjat e tyre.

Subjekti i komedisë trajton një grua dhe të dashurin e saj të cilët kanë thurur intrigën për të mbytur bashkëshortin e saj ndërkohë që ky i fundit bëhet pjesë e lojës së tyre dhe i ndihmon pasi nuk beson se plani i tyre do të funksionojë ndërsa zbulon se i dashuri tradhton gruan e tij.

Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra-tjetrën duke e përfshirë publikun në një realitet tjetër për thuajse 1 orë e 30 min.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Comedy#TopChannel
Recommended