Shitja e gazit me pakicë, “Albpetrol” aplikon për licensim
  • 4 years ago
Kompania shtetërore e nxjerrjes dhe prodhimit së naftës ?ALBETROL? ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për tu licensuar për shitjen e gazit natyror me pakicë.


ERE ka nisur shqyrtimin e kërkesës ndërkohë që ?Albpetrol? duhet të sjellë dokumtacion shtesë për aplikimin. Gjithashtu, mungojnë vërtetimet e gjendjes gjyqësore ato të titujve të pronësisë. Megjithate procedura e licensimit do të vazhdojnë më tej, sipas vendimit të entit rregullator të energjisë. Aftai i licensës së furnizimit me gaz natyror, (shitje me pakice) do të jetë 10 vjecar.

Ndërkohë, këtë vit ?Albpetrol? është futur në një proces ristrukturimi, ku pritet që të bëhen shkurtime të shumta të personelit nga puna. Po ashtu kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës ka zhvilluar një ankand për shitjen e 31 mijë toneve nafte të papërpunuar dhe çmimi i shitjes fillon nga 75,37 përqind e çmimit BRENT, pra e naftës bruto në tregjet ndërkombëtare i cili publikohet në buletinin e agjencisë së prokurimit publik.

?Albpetrol? kontrollohet nga Ministria e Energjisë? dhe ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror, në pjesën më të madhe të vendburimeve. ?Albpetrol? është partner me kompani private koncesionare për zhvillimin e këtyre aseteve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Albpetrol#Gazi#TopChannel
Recommended