Gjykimi për rrënimin e “Kosmosit” nis nga fillimi

  • 4 years ago
?TNT?-ja nisi nga e para. Rasti i rrënimit të kompleksit Kosmos, filloi në të njëjtën mënyrë ashtu sikurse mbaroi, për shkak të skadimit të mandatit të njërit gjykatës porotë. Avokatët e të pandehurve kishin vërejtje në fjalimet hyrëse- e kontestonin kompetencën e prokurorit Burim Rustemi. Ata përsëri kërkuan që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi, pasi ato vetëm PSP-ja mund ti kishte në dispozicion, por jo edhe prokuroria e rregullt, që e mori përsipër rastin. Mbrojtja kërkoi të mos ketë gjykim për rastin "TNT", derisa të miratohet ligjit i prokurorisë.