Përplasja me armë në Shkodër, PD: Rama dhe Lleshaj të largohen, fuqizuan krimin

  • 4 years ago
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Shkodrën ku disa të rinj u përplasën me armë zjarri duke lënë të plagosur edhe një kalimtare të rastit, ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratike në këtë qytet.

Me anë të ish-deputetes, Izmira Ulqinaku, PD hedh akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë krimi po sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Ndër të tjera në reagimin e saj për mediat, Ulqinaku thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj duhet të largohen si përgjegjës kryesor për fuqizimin e krimit.

Recommended