Karaburuni dhe Sazani në monitorim!Specialisti italian:Ujërat me standarde, biodiversiteti ka humbje
  • 4 years ago
Një mision 7-ditor studimi dhe monitorimi i parametrave fiziko-kimik të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan u zhvillua në Vlorë me bashkëpunimin e ekspertëve të huaj.


Rezultatet paraprake tregojnë një cilësi dhe parametra shumë të mira të zonës perëndimore të gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.

?Kemi hedhur në hartë më shumë se 11 stacione të Karaburunit-Orikumit, si dhe Lagunën e Nartës e disa pika të tjera përgjatë bregdetit të Vlorës.Të dhënat nga pikëpamja kimike, fizike tregojnë që ujërat në sipërfaqe janë në kushte të mira, me një ndryshim të vogël me pak humbje të biodiversitetit në thellësitë e brendshme të gjirit. Ajo me të cilën po merremi bashkë me kolegët është një monitorim i thjeshtë e i vazhdueshëm që i lejon zonës së mbrojtur të jetë gjithnjë në kontroll jo vetëm për kërkimet shkencore?, u shpreh Simone Modugno.

Sipas ekspertit italian, në këto ujëra ka një biodiversitet të madh të organizmave të ashtuquajtura miqësore si delfini, foka. Pritet po ashtu sipas tij një masë uji me densitet të lartë kripe nga Greqia dhe kjo mund të sjellë specie të reja, por dhe të vërë në rrezik ato ekzistuese.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SimoneModugno#Karaburun#TopChannel
Recommended