Kryebashkiaket me probleme, Rama: Partia eshte distancuar

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët rreth paketës AntiKÇK të miratuar së fundmi, por edhe për kryebashkiakët të cilët opozita i ka denoncuar për shkelje të ligjit të dekriminalizmit. Kreu i qeverisë u shpreh se në parti nuk zhvillohen hetime dhe gjyqe.

Sipas tij, PS ka reaguar menjëherë në këto raste dhe është distancuar duke lënë drejtësinë të bëjë punën. Për kreun e qeverisë, Partia Socialiste është e vetmja parti që e ka bërë këtë gjë.

?Partia nuk është një vend ku bën hetime dhe gjyqe, partia nuk është vendi ku zgjedh se kush do të marrë pjesë. Partia asnjëherë nuk gjykohet nga keqbërja e disa individëve, por nga mënyra si reagon. Nëse partia bëhet avokate në mbrojtje për të shfajësuar para publikut njerëz që kanë lidhje me gjëra jo të mira atëherë kjo përbën problem. Nuk mund të më thuash një rast të vetëm kur ne nuk jemi distancuar për të lënë drejtësinë të bëjë punën e vet. Jemi e vetmja parti që e kemi bërë këtë?.

Ndërkohë kryeministri tha për paketën AntiKÇK se nuk mund të bëhej më përpara pasi nuk ishin kushtet. Kjo për shkak se gjykatat kanë qenë të infektuara nga krimi i organizuar.

?Përse jo përpara! Si mund të bëhej më parë? Si mund të bëhej përpara se të kishim SPAK që lindi nga reforma në Drejtësi. Si mund të ndiqnim më parë financat e krimit të organizuar. Si të imagjinonim të sekuestronim prona dhe pasuritë që janë bërë nga aktivitete të paligjshme. Gjykatat që kemi pasur gjatë këtyre viteve janë të infektuara nga krimi i organizuar. Duhet të prisnim me durim momentin që mund të punonim në një terren ku policia nuk do të poshtërohej kur t?i referonte çështjet prokurorisë dhe gjykatat. Me ndihmën e SHBA-ve hartuam ligjin për dekriminalizmin. Për të gjithë ata ka një kontroll të imtësishëm të jetës së tyre. Ne jemi në vijim të procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata që nuk justifikojnë pasuritë do të dalin jashtë sistemit. Ajo që po bëjmë tani është mjaft e thjeshtë?. /tvklan.al