“Ai më përndiqte ndërsa policia nuk më ndihmoi”, Ana Kabashi flet për ish-të dashurin e frikshëm
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #glamourzone

Me lot në sy e me mamin në rajonin e policisë, këngëtaren shqiptare nuk e ndihmoi askush

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Ana Kabashi ka treguar në ?Glamour Zone? në TV Ora një histori aspak të këndshme që ka ndodhur me ish-të dashurin e saj.

Ai e përndiqte atë gjithë kohës dhe e frikësuar këngëtarja kishte shkuar me mamin e saj për ta denoncuar. Ajo shprehet e zhgënjyer që policia nuk i erdhi farë në ndihmë duke menduar se po gënjente edhe pse me lot në sy.

Ester Bylyku: Ke patur ndonjë ndarje që djali mund të ketë qenë shumë i vështirë dhe nuk të shqitej, se ka shumë kështu?

Ana Kabashi: Ka pasur raste të tilla, edhe është bërë shumë e madhe situate saqë ka shkuar deri në polici. Në fund ka përfunduar mirë dhe shyqyr që ka përfunduar me aq. Nuk ia vlen me fol më shumë sepse është shumë e ndjeshme si për familjen time edhe për familjen e tij.

Ester Bylyku: Që ta dinë edhe vajzat e tjera si të zgjidhin një situate të tillë prandaj them.

Ana Kabashi: Duhet me thënë diçka se policia duhet të ketë parasysh shumë ankesat e femrave sepse unë kur kam shkuar aty, as më kanë marrë parasysh hiç se kanë menduar që unë po gënjej, ndërkohë që unë kam shkuar me mamin tim dhe i kam thënë kjo është ngjarja e vërtetë. Unë kam shkuar duke qarë në polici, por nuk e kanë marrë parasysh. Kur një femër vjen kërkon ndihmë, i lutem autoriteteve ta marrin parasysh sepse tek ne ka shumë raste të tilla që nuk i ndihmojnë femrat. E gjykojnë femër se thonë hajd se e ke lyp vetë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ai-me-perndiqte-ndersa-policia-nuk-me-ndihmoi-ana-kabashi-flet-ish-te-dashurin-e-frikshem

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended