BE-ja mirëpret formimin e qeverisë së Kosovës
  • 4 years ago
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se Borrell, pret intensifikimin e diskutimeve lidhur me bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kosovës, reformat dhe bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

?Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të punuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës në rrugën evropiane. Ka shumë punë përpara për qeverinë e re për të përmbushur detyrimet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, agjendën e reformave evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi rajonal duhet të forcohet sikurse edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në këtë kuadër presim rifillimin shpejtë të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternative tjetër veç rifillimit të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?, thuhet në reagimin e Borrell.

Ndërkohë edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, tha se pret që ?taksa të hiqet menjëherë?.

?Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive atje se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi?, tha ai përmes një deklarate të cituar nga Associated Press.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JosepBorrell#AlbinKurti#TopChannel
Recommended