Trump nuk i jep dorën/ Pelosi i gris fjalimin
  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq sfidues përballë demokratëve që kërkojnë shkarkimin e tij. Në fjalimin e vet të përvitshëm drejtuar kombit, Trump tregoi planet për të qëndruar në krye të administratës amerikane edhe për katër vite të tjera. Edhe pse nuk iu përvesh hapur rivalëve politike që kërkuan të hiqnin nga posti, sjellja e tij ishte përbuzëse.


Shefi I Shtëpisë së Bardhë nuk ia dha dorën kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi edhe pse ajo e zgjati të sajën. Atëherë Pelosi, në mënyrë demonstrative e grisi kopjen e fjalimit që ai i kishte dorëzuar. E pyetur më vonë nga gazetarët mbi domethënien e gjestit të saj, demokratja veteran u përgjigj se duke parë alternativat, kjo ishte gjëja e duhur për tu bërë. Trump foli gjatë në fjalim për qeverisjen e vet, ndërsa kujtoi se nën drejtimin e tij ?Amerika e mrekullueshme është rikthyer?.

Tregu i vendeve të punës është rritur, varfëria po fundoset, krimi po bie, besimi po rikthehet dhe vendi ynë po lulëzon dhe po gëzon respekt të madh përsëri! Armiqtë e Amerikës janë në arrati, mirëqenia e Amerikës është në rritje dhe e ardhmja e Amerikës është e shkëlqyer. Unë i mbaj premtimet. Vetëm në tre vjet, ne e kemi asgjësuar mentalitetin se Amerika është në rënie.

Fjalimi u mbajt një ditë përpara se në senatin e kontrolluar nga republikanët të votohej për shkarkimin ose jo të Trumpit, ku është praktikisht e sigurt se presidenti do të lirohet nga akuzat e shpërdorimit të pushtetit dhe pengimit të drejtësisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#NancyPelosi#TopChannel
Recommended