Marrëveshje për ndalimin e importimit të mbeturinave

  • 4 years ago
Deputetët e shumicës ranë dakord të votojnë për ndalesën e importit të mbeturinave që e propozoi partia për Ripërtëritje Demokratike. Konfirmim për marrëveshjen e këtillë Alsat mori nga një përfaqësues qeveritar, por jo edhe nga deputetët që kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në negociata. Ligi pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur edhe shpërndahet Kuvendi. Paralelisht me këtë, Qeveria bëri analizë se cilët lëndë do t?i përdor në të ardhmen ?REK Bitolla?. Një nga konkluzionet është se kombinati nga ligniti, të fillojë të punojë me gaz, por edhe me lëndë alternative, më saktë me mbeturinë. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për Alsat thonë që nuk janë informuar që Qeveria ka bërë analizë të këtillë për shfrytëzimin e lëndëve alternative nga ana e ?REK Bitolla?.