Kurbinasi dhe vlonjati kapen duke vjedhur në Shkodër, arrestohen

  • 4 years ago
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, njëri nga Fushë Miloti, Kurbin tjetri nga Vlora pasi janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin banesën e një shtetasi në Shkodër.


Ata akuzohen për veprën penale ?Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim?.

Shkodër

Tentojnë të vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ?Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkoder#Kurbin#TopChannel

Recommended