Wake Up/ "Galaksia" e britanikut Howard Barker premierë absolute në ArTurbina

  • 4 years ago
?Galaksia? (Skena nga një ekzekutim) është shfaqja që do të vijë premierë këtë fundjavë me datë 7, 8 dhe 9 shkurt ora 19:00 në ArTurbina. ?Galaksia? është cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker, ku në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme (Galaksia) e interpretuar nga aktorja Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit. Është një vepër aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shek. XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. ?Galaksia? vjen me regji nga Rovena Lule Kuka dhe në interpretimin e aktorëve më në zë, si Olta Daku, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Bujar Asqeriu, Raimonda Bulku, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Bujar Hoxhaj, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Xhuliano Brisku, Juxhin Plovishti dhe Griseld Kapllanaj. Me ne sot në studio është regjisorja Rovena Lule Kuka dhe aktori Myzafer Zifla, i cili është në rolin e kardinalit Ostensible, një xhelat i vërtetë, ku i pëlqen të fitojë debate, të torturojë dhe korruptojë dëshmitarët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel