DW: Shqipëri, koha për të goditur të paprekshmit dhe të fortët
  • 4 years ago
Në Shqipëri ka filluar nga puna një njësi speciale e policisë, ?Operacioni Forca e Ligjit?, e cila synon konfiskimin nga shteti të pasurive të personave të dënuar apo nën hetim për aktivitete kriminale apo terroriste.


Në përurimin e kësaj njësie të dielën, kryeministri Rama tha, se ?erdhi koha të përgjigjen të gjithë ?të fortët? dhe ?të paprekshmit? e këtij vendi, për të gjitha pasuritë e tyre?, shkruan DW. Paketa ligjore e njohur si Anti KÇK (Anti Kap-?farë të kapësh) dhe e miratuar nga qeveria ditët e fundit me akt normativ, përfshin edhe skanimin e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve, që si pasojë e korrupsionit në radhët e tyre, kanë mundësuar që persona të inkriminuar t?i shpëtojnë drejtësisë. Zbatimi i saj në praktikë fillon sot pikërisht me gjykatësit dhe prokurorët: ata brenda dy ditëve duhet të plotësojnë një formular për burimin e pasurisë së tyre.

OFL do të bashkëpunojë më Strukturën e Posa?me Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe do të ketë një mandat të përkohshëm, deri në fund të këtij viti. Deri më sot gjykatësit dhe prokurorët që nuk përligjin me burime të ligjshme pasuritë e tyre, vettingu i nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë, të tjerë japin dorëheqjen pa kaluar vettingun dhe të dyja kategoritë e mësipërme nuk hetohen për pasuritë e tyre. Burime zyrtare thanë për Deutsche Wellen, se ata mund të hetohen lidhur me burimin e pasurive të papërligjura vetëm në rast se ndaj tyre bëhen denoncime apo ngrihen padi. Kjo pasi vettingu nuk është as Gjykatë e as Prokurori.

Vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve vazhdon. Ndërkohë gjykatësit dhe prokurorët, që duke filluar nga dita e sotme, duhet që brenda 48 orëve, të plotësojnë formularët për burimin e pasurisë së tyre, janë ata që punojnë në gjykata dhe Prokurori, që ende nuk e kanë kaluar vettingun, që gëzojnë të drejtën të japin kur të duan dorëheqjen, t?i shmangen vettingut dhe të largohen pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kanë pasuri të paligjshme apo kanë marre vendime në favor të kriminelëve. Këtë situatë synon ta përmbysë paketa ligjore Anti KÇK. SHBA dhe BE e përshëndetën përforcimin e legjislacionit për të goditur më fort krimin e organizuar përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe masave kufizuese ndaj personave të dënuar apo nën hetim për veprimtari kriminale.

Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se ?SHBA mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor?. Delegacioni i BE në Shqipëri, theksoi në median sociale, se ?ndjekja e parasë? është vërtetuar si një mënyrë shumë efikase për t?u përballur më konkretisht me organizatat kriminale. Ligji i posa?ëm dhe masat e reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkojnë në këtë drejtim?.

Opozita jashtë parlamentare e quan ligjin e ri një ligj politik. Në foto kreu i saj, Lulzim Basha në një protestë, më 16 shkurt 2019

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.t...
Recommended