Ora News - Vdekja në qeli, avokati tregon telefonatën e fundit me Andon Mëhillajn

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Andon Mëhillajt i dënuar me burg përjetë si pjesë e grupit të Julian Sinanajt. Ndërkohë familjarëve u është thënë se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Avokati Edmond Dema tregon telefonatën e fundit me klientin e tij.

"Dy muaj më parë kemi folur për herë të fundit. Kishim tre vite që kishim bërë rekurs dhe prisnim që të ngrihej gjykata e Lartë. Ai priste të ngrihej Gjykata e Lartë pasi shpresonte pafajsinë. Pritja mesaduket i ka dobësuar mendjen dhe zemrën."

Tentativa e vetevrasjes

Avokati thotë se Mëhillaj kishte mohuar gjithmonë akuzat dhe shpresonte që të merrte drejtësinë në Gjykatën e Lartë dhe kujton se Mëhillaj kishte tentuar dhe vetëvrasjen në burg.

"Qëkur e dorëzova në komisariat kishte një qese me ilaçe me vete. Në burg të Peqinit ka tentuar dhe më parë të kryej vetëvrasje të presë damarët dhe ka shpëtuar pasi i është dhënë ndihma e pare E mundonte fakti se përse cilësohej si kapua i bandës së tritolit Kur as ekonomia as arsimi nuk ia lejonin diçka të tillë. Besonte fort se ishte i pafajshem dhe do tja dilte të fitonte pafajësinë. Ajo çka e implikonte më shumë dënimin e tij ishte deshmia e Juljan Sinanaj, kur ndërkohë Sinanaj në gjyq i ka mohuar shumicën e ngjarjeve që i ishin veshur atij."

Familjarët e Mëhillajt pranojnë se i dënuari kishte probleme shëndetësore, por jashtë kamerave ata akuzojnë se atë e vrau shteti, për mungesë të ndihmës mjekësore dhe lënies në izolim.

Ndërkohë të tjera burime bëjnë me dije së në burgun e sigurisë së lartë në Peqin aktualisht nuk ka mjek pas furtunës së shkarkimeve që shkaktoi në këtë burg nxjerrja për vizitë mjekësore të Dritan Dajtit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/avokati-tregon-telefonaten-e-fundit-me-andon-mehillajn

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended