Turqia vret dhjetëra ushtarë sirianë, Erdogan rusëve: Mos u përfshini!
  • 4 years ago
Turqia vrau dhjetëra trupa të regjimit sirian pasi katër ushtarë të saj humbën jetën nga shpërthimet e granatave në veriperëndim të Sirisë.


Informacionin e përcolli vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

?Të dhënat fillestare flasin për 30 deri në 35 sirianë të vrarë?, deklaroi kreu i shtetit turk. Erdogan i bëri thirrje Rusisë ? aleates kryesore të Damaskut ? që të mos përfshihet në këtë hakmarrje të trupave turke kundër atyre siriane.

?Dua t?iu them në veçanti autoriteteve ruse se problemi ynë këtu nuk jeni ju, por regjimi sirian. Mos na e zini rrugën?, shprehet Erdogan.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë kishte njoftuar se të paktën katër ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga ?bombardimet intensive? të forcave qeveritare në provincën Idlib të Sirisë.

Forcat e qeverisë siriane, thotë REL, po përpiqen të rikthejnë nën kontroll Idlibin dhe disa pjesë të Alepos, që janë bastion i fundit i rebelëve anti-qeveritarë. Ushtarët turq ndërkohë kanë kohë që janë vendosur në disa zona të rebelëve për të monitoruar një armëpushim të mëparshëm. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011. Damasku e akuzon Ankaranë se minon sigurinë e saj, duke lejuar mijëra luftëtarë të huaj të hynë në Siri. Turqia, ndërkohë, që strehon mbi 3.5 milionë refugjatë sirianë, i druhet një fluksi tjetër refugjatësh nga vendi fqinj, si pasojë e dhunës së përtërirë në Idlib.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#RTErdogan#TopChannel
Recommended