Virusi vdekjeprurës në Kinë, Ministria e Shëndetësisë mbledh task-forcën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përfaqëues të institucioneve të shëndetësisë kanë raportuar para ministres Ogerta Manastirliu për masat paraprake të ndërmarra ndaj koronavirusit, që ka shkaktuar dhjetëra viktima në Kinë. Ata theksuan se në pikat e kalimit kufitar janë shtuar kontrollet, ndërsa në spitale janë krijuar ambiente të izoluara për rastet e mundshme.

Edhe pse pa asnjë rast të konfirmuar, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbledhur task-forcën, e cila do të ndërmarrë masat paraprake kundër koronavirusit.

Manastirliu: Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët sa i përket depërtimit të koranavirusit të ri. Por duke qenë se është një risk eminent edhe Shqipëria po merr masa paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin e këtij virusi.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, u shpreh se simptomat deri më tani janë të njëjta me ato të gripit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/virusi-vdekjeprures-ne-kine-ministria-e-shendetesise-mbledh-task-forcen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended