Turizmi i tepruar/ Ja masat e kryeqyteteve Europiane

  • 4 years ago
Nëse 2018 ka qenë viti kur turizmi nisi të bëhej një fenomen shqetësues, 2019 ishte viti që destinacionet më të preferuara i mbingarkoi. Por si do të jetë 2020?


Nga Amsterdami e deri në Venecia, në 2019, autoritetet dolën me rregulla të reja kundër turmave dhe për ta bërë jetën më të lehtë për banorët lokalë. Por sa prej këtyre rregullave janë implementuar dhe sa e kanë larguar ato zhurmën dhe telashet? Dubrovniku, në Kroaci, është ndër të parët që po përpiqet të zmbrapsë turistët. Kryebashkiaku i qytetit ka mbyllur mbi 80 për qind të tezgave që shisnin suvenirë dhe ka kufizuar numrin e anijeve kroçera, në vetëm dy në ditë. Të tjera rregulla janë premtuar për 2020.

Edhe qeveria holandeze shpreson të lehtësojë pak peshën mbi kryeqytetin e saj, Amsterdam. Ai nuk promovohet më si destinacion turistik ndërkohë që fushatat përqendrohen tek qytete më të vogla. Nga 1 prilli 2020, lagjja me drita të kuqe do të mbyllë dyert dhe grupet që do të hyjnë në qendër të qytetit do të jenë të kufizuara në numër. Po ashtu, edhe taksa për vizitorët është rritur duke u bërë më e larta në Evropë. Santorini, i famshëm për panoramën e tij spektakolare po ashtu ka kufizuar numrin e turistëve që mund të zbresin nga kroçerat, në 8 mijë në ditë. Po ashtu ka marrë masa për ti zbutur vuajtjet gomerëve të tij, duke ndaluar ata që peshojnë mbi 100 kg të ngjisin mbi ta rrugicat e bardha. Në anën tjetër edhe Venecia po lufton turizmin masiv duke ndaluar hapjen e hoteleve të reja dhe në 2020 do të duhet që të paguhet një taksë hyrjeje në qytet. Ndërsa qyteti katalan i Barcelonës, ka ndaluar hyrjen e turistëve në disa zona të caktuara ndërkohë që reklamon vende jo shumë të njohura në përpjekje për të shpërndarë vëllimin e turistëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turizmi#TopChannel

Recommended