Kosovë vetëvritet udhëheqësi serb - (17 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vojsllav Zhivkoviç ish-shef për Kosovën i Partisë Socialiste të Serbisë, në pushtet në Beograd vrau veten dje duke qëlluar me një plumb në kokë thanë burime të afërta të familjes.

Vojsllav Zhivkoviç, i cili ka qenë njeri i besuar i presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ishte hequr verën e kaluar nga funksioni i tij si shef i Partisë Socialiste për Kosovën në momentin e tërheqjes së forcave jugosllave nga Kosova. Vetvrasja ndodhi në shtëpinë e tij në Smervedovo 60km në perëndim të Beogradit.

Zhivkoviç kishte kryesuar Partinë Socialiste në Kosovë në fillim të vitev ?90. Ai ishte anëtar i delegacionit serb gjatë bisedimeve të zhvilluara në Francë në vitin ?99 për Kosovën, gjatë të cilës Beogradi ka refuzuar çdo prani ushtarake ndërkombëtare në Krahinë.

Më parë Vojsllav Zhivkoviç kishte qenë gazetar në televizionin e Kosovës TVPrishtina e kontrolluar nga Beogradi dhe në të përditshmen ?Politika Ekspres?. Vojsllav Zhivkoviç ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended