Piratët serb të kompiuterave - (12 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ditë alarmi në të gjitha faqet shqiptare në internet. Një grup piratësh serb të kompjuterave, kanë nisur para dy ditësh një sulm të përgjithshëm kundër gjithçaje shqiptare në rrjetin botëror të informacionit. Shërbimi i njohur Albania.com, u shkatërrua dy ditë më parë nga një grup hakerash serb. Ndërsa vetëm dje viktima e radhës ishte Kosova Press, ish-agjensia e informacionit të UÇK-së, së cilës shpesh i referohen dhe agjensi të fuqishme botërore.

Kushdo që kërkon në internet informacione nga Albania.com dhe Kosova Press do të gjej tekste në anglisht dhe serbisht me sharje dhe kercënime kundër shqiptarëve, harta të Serbisë së Madhe dhe flamuj çetnik. Piratët serb kanë kërcënuar gjithashtu se sëshpejti do të shkatërrojnë një numër faqesh në internet të mediave më të rëndësishme shqiptare.

Lufta elektronike mes shqiptarëve dhe serbëve ka nisur në të vërtet shumë më herët se vetë konfliki i armatosur në Kosovë. Prej kohësh grupe hakerash shqiptar dhe serb nuk i lënë të qetë faqet e njëri-tjetrit. Ndër piratët më të njohur shqiptar në internet janë dhe të ashtuquajturit KHD./tvklan.al

Gazetare - Mirela Milori

Recommended