Tregu i ri i gabit - (16 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas katër ditësh fillon nga puna tregu i ri i gabit. Varianti Alliasi u dogj përfundimisht, ndërkohë që fitoi sheshi tek ish-parku i mallrave. Edhe kete radhë shteti dështoi në rolin e tij si rregullator. Tani tregtarët e gabit do të paguajn vetëm qeranë e vendit. Këtë shesh ata e kanë ndarë në parcela nga 12 m2 dhe secili prej tyre mund të marrë me qera duke paguar nga 6 mijë lekë në muaj.

Nëse kjo marrëveshje me pronarin e vendit do të ec pas një viti kontrata e tyre do të përsëritet. Pra pritet që në 20 Prill më 8000 m2 të këtij sheshi të dynden rreth 500 tregtar me gjithë mallin e tyre të lirë. Bashkë me ta edhe blerësit këtë verë do të kenë mundësi të kontrollojnë poshtë tendave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti