Wake Up/ "Shtëpia shqiptare" projekti i rrallë që dokumenton vilat e vjetra karakteristike

  • 4 years ago
Në çdo qytet, fshat ka shtëpi nga ato të vjetrat, karakteristike. Por jo të gjithë kanë informacionin e nevojshëm në lidhje me historikun e ndërtimit të tyre, stilin arkitekturor, ndryshimet nëpër të cilat kanë kaluar ndër vite dhe gjendjen e tyre aktuale. Por tani në sajë të një projekti të ndërmarrë "The Albanian House" apo " Shtëpia Shqiptare" nga një grup arkitektësh të rinj, ku këta të fundit kanë hulumtuar në terren dhe jo vetëm, duke krijuar një hartë të shtëpive të vjetra karakteristike, e cila në fakt nuk do të na shërbejë vetëm ne shqiptarëve për të mësuar më shumë mbi trashëgiminë tonë kulturore por do të jetë dhe një guidë shumë e mirë për turistët e huaj. Ndërkaq ky është një projekt që nëpërmjet tipologjive karakteristike të shtëpive dëshmohet edhe për një zhvillim të caktuar socio-ekonomik në Shqipëri, nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të, deri në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Projektit "The Albanian House" është iniciuar nga dy arkitektet Jora Kasapi dhe Sonia Budini.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended