Rishikimi i dënimeve në mungesë, gjyqtarët përballen me parlamentin dhe qeverinë

  • 4 years ago
TIRANE-Rishikimi i dënimeve dhënë në mungesë përplas gjyqësorin me parlamentin dhe qeverinë. Gjyqtarët përballen në Kushtetuese me parlamentin dhe qeverinë. Gjykata Kushtetuese njofton se ka regjistruar ankimin e gjyqtarëve për antikushtetueshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.

Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar. Deri në 2014 ky nen parashikonte shqyrtim nga një gjykatë më e lartë përfshirë apelin ose të lartën me 3 gjyqtarë apo 5 gjyqtarë. Ankmimi në kushtetutë është bërë nga gjyqtari penal i Tiranes Erion Bani. Gjyqtari Bani ka vendosur të pezulloj procesin dhe ta dërgojë në Kushtetuese këtë ndryshim ligjor. Kërkesa është bërë nga një i dënuar me 10 vite burg në mungesë.

Recommended