Shkollat fillore përballen me mungesë kuadri

  • 5 years ago
Vitet e fundit, shkollat fillore dukshëm po përballen me mungesë të kuadrit deficitar, respektivisht mungesë të mësimdhënësve për lëndët nga shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës: kimi, fizikë, biologji, matematikë, histori e gjeografi. Nijazi Curri është mësues i kimisë në shkollën fillore ?Naim Frashëri? të fshatit Studeniçan. Ai thotë se studentët që përfundojnë studimet në këto drejtime nuk dëshirojnë të angazhohen në arsim për shkak të pagave të ulëta në këtë sektor, madje, kohën e fundit shumë prej tyre punë kërkojnë jashtë vendit.

Recommended