Libra falas per nxenesit e klasave fillore

  • 6 years ago
Gjatë një takimi me mësues, prindër dhe nxënës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Edi Rama tha se librat janë falas për të gjithë nxënësit nga klasa I deri në IV.

?Prindërit e fëmijëve e fëmijëve të klasave të I, II, III, IV dhe vitin e ardhshëm edhe të klasës së V nuk do të shpenzojnë më për të blerë tekstet, por ato para do t?i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzim të tjera?, tha Rama.


Sipas Ramës, kjo është ?një provë kuptimplotë jo vetëm e vëmendjes së posaçme ndaj arsimimit të fëmijëve, po edhe e faktit se falë reformave e kontributeve të të gjithëve, rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve pa diskutim.?

Por kreu i ekzekutivit tha se librat do të kthehen nga nxënësit në fund të vitit për t?iu dhënë nxënësve të tjerë vitin pasardhës. ?Librat do të merren falas, por do të duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do të duhet të mbahen me kujdes, dashuri dhe do të kthehen. Kjo nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Franca nuk është një vend i varfër, është një vend i pasur dhe e bën këtë.?

Rama tha se librat e rinj ?janë tanimë një paketë krejt e re tekstesh nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit. Tanimë për 11 klasa kjo është një epokë e re dhe vitin e ardhshëm, mbyllet me klasën V ky revolucion i vërtetë trevjeçar i teksteve.?/tvklan.al

Recommended