Gjiknuri: Jam i lumtur për kthesën e madhe të PD-së! Ndryshim i sistemit? Pse jo...

  • 4 years ago
Bashkë-kryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri pas takimit të Këshillit Politik u shpreh për mediat se prioritet i ekspertëve të hartimit të draftit janë cështjet e administrimit të zgjedhjeve, ndërsa në plan të dytë vendosi ndryshimin e sistemit duke e lënë derën të hapur. "Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, cështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis" tha ai.

Recommended