Wake Up/ 4 mijë raste të reja me diabet, dimri shton rrezikun

  • 4 years ago
Vetëm gjatë vitit që lamë pas në 2019, në Shqipëri janë shtuar 4 mijë raste të reja të personave që vuajnë nga diabeti. Një shifër e lartë kjo sipas autoriteteve të shëndetësisë që kërkon një vëmendje të shtuar ndaj kësaj kategorie pacientësh, ndërkohë që rreth 78 mijë persona në vend janë të prekur nga sëmundja e sheqerit dhe përfitojnë rimbursimin e barnave në masën 100%.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në botë. Prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikeë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga kjo sëmundje. Në fakt duke qenë në periudhën e dimrit , kjo kategori e pacientëve vuan më shumë nga infeksionet që qarkullojnë pasi sëmundjes së sheqerit i shtohen dhe komplikacione të tjera shtesë. Ndaj është shumë e nevojshme që këta pacientë të marrin masat e nevojshme, pasi pasojat mund të jenë edhe fatale. Këtë mëngjes kishim të ftuar mjekun endokrinolog Thanas Fureraj për të diskutuar mbi këtë temë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel