Ora News - Banorët e fshatit Adë, 20 vjet pa qendër shëndetësore
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Rreth 900 banorë të fshatit Adë në Frakull të Fierit detyrohen të udhëtojnë disa kilometra drejt zonave të tjera për të marrë kujdesin bazik shëndetësor. Qendra Shëndetësore e ndërtuar aty rreth dy dekada më parë, nuk u vu kurrë në funksion.

Godina nuk u vu kurrë në funksion të banorëve dhe me kalimin e viteve u degradua plotësisht.

"Qendra shëndetësore nuk ka funksionuar që ditën që është ndërtuar"

Ndaj rreth 900 banorë fshatit, detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për të marrë shërbimet bazike shëndetësore.

"Këtu tek ne nuk është parë ndonjë mjek apo infermier"

Qendra më afërt shëndetësore është në Frakull, kurse për urgjencat duhet ti drejtohen qytetit të Fierit.

Për banorët kjo përkthehet në rrezik për jetën në rastet e komplikuara, ose shpenzime të shtuara në variantin më të mirë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banoret-e-fshatit-ade-20-vjet-pa-qender-shendetesore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended