“Dalja në jetë”/ Festë kombëtare në Japoni

  • 4 years ago
Rreth 50 studentë nga universiteti Kokagakuin i Tokjos morën pjesë në një ceremoni në prag të ditës së daljes në jetë, që në Japoni është festë kombëtare. Ata nuk kishin veshur kimono tradicionale, por kostume të hershme të krijuara më shumë se një shekull më parë në zonën e Nara-s dhe Heianit.


Kostumet janë të ngjashme me ato që u panë gjatë ceremonisë së uljes në fron të perandorit Naruhito vitin e kaluar.

Dalja në jetë në Japoni është në moshën 20 vjeçare. Kjo është koha kur të rinjtë konsiderohen ligjërisht të përgjegjshëm dhe lejohen të konsumojnë alkool dhe cigare.

Në festimet, bashkë me rreth 100 pjesëtarë të familjeve dhe staf të universitetit, të gjithë studentët marrin nga një kurorë, simbol i personave të rritur në kohët e lashta. Më pas ata shoqërohen në një faltore ku raportojnë për daljen e tyre në jetë para zotave dhe performojnë kërcime të hershme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japan#Naruhito#TopChannel

Recommended