Report TV - Veliu: BE dha 2.34 mln Euro për ndërtimin e repartit RENEA!

  • 4 years ago
Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se ndërtimi i repartit RENEA është një investimi përbashkët mes Shqipërisë dhe BE. Veliu tha se

"Ndërtimi i këtij reparti u bë i mundur falë ndihmës së qeverisë shqiptare. Implementimi i këtij projekti u mbështet nga buxheti i shtetit dhe BE. 7.6 nga buxheti dhe 2.4 milion euro nga BE. Kjo sot përkon me 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Më të rrezikuar në luftën kundër krimit janë këta burra dhe gra. Në jo pak momente është vënë në pikëpyetje edhe vetë ekzistenca e organizatës. Policia është në sy të publikut dhe qytetarit institucioni më i besueshëm. 2019 ishte një ndër periudhat me ngarkesën më të madhe për Policinë e Shtetit. Numri i personave të rrezikshëm të vendosur pas hekurave qe shumë i madh. Duke qenë një partnere e besueshme, policia ka zhvilluar me dhjetëra operacione. Sot në këtë ditë të shënuar dua të falenderoj edhe njëherë për sakrificën. Ky është misioni ynë dhe jemi krenarë që veshim këtë uniformë. Punonjësit e policisë janë shërbëtorët e qytetarëve. Një ndihmë të madhe kanë dhënë partnerët e OSBE-së. Për vitin 2020 objektivat tona janë shumë të qarta. Policia do demonstrojë se ka kapacitete të cilat rriten dita ditës. Brenda muajit të ardhshëm do kompletohemi me flotën detare. Në 2019 ne rekrutuam 700 të rinj. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe këtë vit, duke i dhënë frymëmarrje organizatës. Është një tjetër mundësi për të rritur kapacitete duke ulur moshën mesatare në tre vitet e ardhshme. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë përditë e më mirë. Falenderojmë qytetarët për mbështetjen dhe besimin. Komisariati dixhital dhe numri 112 janë partneri juaj", tha Veliu

Recommended