Vonesat e qeverisë, pasojat/ Analistët komentojnë se çfarë po humb Kosova
  • 4 years ago
Zvarritjet në krijimin e Qeverisë, kanë reflektuar pasojat e para për vendin.


Gjatë muajit janar institucionet janë duke punuar me zgjatje buxhetore të vitit të kaluar por pa projekte të reja, si pasojë e mos miratimit të buxhetit për vitin 2020.

Kjo do të sjell pasoja edhe më të mëdha në rast të mos miratimit të buxhetit të ri deri në muajin mars.

Në anën tjetër, Kosova gjatë vitit 2019, kërkoj përfshirjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë- Serbi, e megjithëse mori përgjigje pozitive dialogu nuk po rifillon shkak i mungesës së institucioneve.

Marrëveshja po vlerësohet vështirë e arritshme brenda gjashtë mujorit të parë, ani se kështu kishin kërkuar SHBA-të.

Me 26 dhjetor, u legjitimua legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, por pa funksionim të plotë si pasojë e mos krijimit të komisioneve në mungesë të Qeverisë.

Kjo po bën që ndërmarrjet publike të mos japin llogaridhënie para Kuvendit.

Subjektet politike nuk do të kishin hapësirë ligjore për zvarritje sikur të ishte Ligji për Qeverinë.

Ky ligj ishte në fazën finale për t?ju dorëzuar Kuvendit për diskutim por ra në pikën zero pas dorëheqjes së Qeverisë Haradinaj.

Përveç Ligjit për Qeverinë, në pikën zero janë kthyer edhe 45 projektligje të cilat kanë qenë në procedurë të shqyrtimit.

E rifillimi i tyre dhe ligjeve të reja nuk do të mund të bëhet pa krijimin e Qeverisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FlorentSpahija#Kosovo#TopChannel
Recommended