Doktoraturat rihapen pas 5 vitesh, Shahini: Më 8 maj zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve

  • 4 years ago
Me një urdhër të publikuar ditën e sotme, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se me 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtuesit e Universiteteve publike. Në muajin maj skadojnë mandatet e drejtuesve aktual të Univeristeteve ndërsa, ministrja Besa Shahini është shprehur se fushata do të nis që me 9 prill.

Lajmin e ka bërë publik vetë ministrja Shahini gjatë një dalje për mediat në kuadër të Paktit për Universitetin. Po kështu Shahini deklaroi se pas 5 vitesh bllokimi, do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv. Kriter për këtë është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike.Ndër të tjera Shahini është shprehur ministria e Arsimit ka blerë edhe aksesin e një softueri që kontrollon punimet për të shmangur plagjiaturën. Ministrja tha se fillimisht do të kontrollohen punimet e aplikantëve për doktorant dhe më pas do të transferohet edhe tek studentët.

"60 dita para të publikojnë rregulloret. Më 8 Maj 2020. Këto janë zgjedhjet e dyta. Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta dhe jo diskriminuese. Risia është se kam kërkuar, kandidatët për drejtues duhet të jenë me nivel të lartë akademik. Këshillat e etikës duhet të bëjnë kontrollin e marrjes së gradës shkencore, antiplagjiaturë etj. Elementi të jetë i përfshirë në rregullore. Kemi qasje në platformën e antiplagjiaturës edhe në gjuhën shqipe. Në përgatitje të procesit zgjedhor, ne do blejmë qasje më të gjerë që të aplikohet edhe tek studentët. Kjo të bëhet edhe tek pedagogët. Të sigurohet integriteti. " u shpreh Besa Shahini.

Recommended