Report Tv-Padia e Ballës për rastin ‘Xhisiela’, Basha pas 9 vitesh në prokurori

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dëshmuar sot në prokurorinë e kryeqytetit për rreth 25 minuta pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut.

Lideri demokrat ka ngjitur shkallët e prokurorisë së Tiranës në orën 12:15 minuta, ndërsa ka dalë në orën 12:40 minuta. Basha ishte vetëm në prokurori, pasi nuk shoqërohej nga asnjëri nga ndihmësit e tij ligjor.

Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi që të jepte detaje nga dëshmia që bëri para prokurores Elsa Miha se çfarë provash ka që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.

Recommended