Report TV - Korrupsion për të marrë patentën? Drejtori i DPSHTRR: Kamera në çdo makinë testimi

  • 4 years ago
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një prononcim për Report Tv është shprehur se situata problematike me aksidentet në rrugë dhe sjelljet jo të mirë lidhen edhe me pajisjen me patentë të personave që nuk e kanë merituar. Tashmë sipas Gonxhes në çdo automjet ku do të kryhet testi i patentës do të ketë kamera që filmon në çdo situatë dhe më zë.

" Ka njerëz dhe komisioner që ka sjellje negative. Por detyra jonë është që testi të jetë konkret dhe i saktë. Të mos kemi orë dhe harxhime të testeve. Kemi bërë 1200 pyetje që ishin bërë vetëm që të ngelje. Kemi rregulluar rreth 60% të pyetjeve. Është bërë familjarizimi i testit online është i njëjtë me atë në testim të vërtetë. Kemi marrë mallrat në magazinë dhe po i instalojmë. Praktika do të jepet në disa raste në rrugë, ku do të ketë kamera që do të ruhen praktikat. Në poligone për parkimin apo manovra në vitin 2020 do të jenë në 8 qytete kryesore. Që të mbledhim humbjet e informacionit. Sistemi i ri i ka me zë figurë ditën natën, errësirën gjithçka që ndodh. Ka qenë korruptive se bëhej e vështirë me zor." tha Gonxhe.

Ndërkohë për targat e reja Gonxhe është shprehur se kanë 15 elementë sigurie dhe që nuk mund të dublikohen.

"Kush do ti ndërroj targat është me dëshirë. Targa ka, pa rritur kostot për targat. Ka elemente më të mirë sigurie. Janë me standarde evropiane. Kemi shtuar elementet e sigurisë, ka një barkod me një numër progresiv. Targa e parë dhe e dytë e kanë ndryshe numrin. Ju në automjet do të keni këto barkode. Kontrollori rrugor mund të dijë se në makinën tuaj janë të sakta. Me 15 elementë sigurie. Është e pamundur të falsifikohet. Tagrat e tjetërsuara, targat e falsifikuara duhet të hiqen nga mendje. Targat tona superion mbi 10 vende në rajon e BE." tha Gonxhe.

Recommended