Report TV -Këshilli politik për 'Zgjedhoren' merr vendimet e para!
  • 4 years ago
TIRANE- Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore i ngritur me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë, larg syrit të mediave, duke marrë edhe vendimet e para. Këshilli vendosi të caktojë 6 ekspertë ligjorë për hartimin e reformës, ndër to dy nga opozita joparlamentare, dy nga Komisioni për Reformën Zgjedhore (mazhoranca dhe opozita parlamentare) dhe dy të jashtëm.

Pas përfundimit të mbledhjes bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën në Zgjedhore, në cilësinë e bashkëdrejtueses së kësaj tryeze, Rudina Hajdari tha se ndryshimi i sistemit nuk është përjashtuar nga diskutimi, gjë për të cilën u shpreh se po pranohet edhe nga palët e tjera. Ajo deklaroi se roli i saj si bashkëkryetare, prevalon dhe i jep të drejtë e vetos, mbi produktin final, si një formë paralajmërimi për forcat politike që nuk do të aprovojnë hapjen e listave në zgjedhje.
Recommended