Kabinat elektrike të tensionit të lartë 'han pa porta' Endacakët i kthejnë në strehë, fëmijët në loj
  • 4 years ago
TIRANE - Një shqetësim i mbërritur në redaksinë e Report Tv për rrezikun që kabinat e tensionit të lartë pa asnjë farë sigurie sjellin për banorët e kryeqytetit, nxorri në pah se frika e tyre është reale. Nxitur nga ky sinjal, Report Tv kreu një vëzhdim në disa zona të Tiranës, ku vihet re se kabinat elektrike janë kthyer si një han pa porta, e ku kushdo ka lehtësinë për t'u futur brenda, qoftë fëmijë, e qoftë të pastrehë.

Moskontrolli ka arritur deri aty sa një i pastrehë e ka kthyer kabinën elektrike në shtëpinë e tij, siç e dëshmon edhe këto batanije e jorganë të shndërruara në dyshekë. Një zgjidhje e tillë nga të pastrehët shpesh herë ka përfunduar dhe në tragjedi ku si pasojë e kontaktit me tensionin e lartë këta persona kanë humbur jetën.
Recommended