Vidhen kabinat elektrike, banoret mbesin pa drita (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Hajdutët u sulën kabinave elektrike të lagjeve. Vetëm në 6 muajt e fundit në Prokurorinë e Tiranës, ka mbërritur në 100 numri i denoncimeve të vjedhjeve të këtyre gabinave. Përcjellësi i transformatorëve elektrikë i cili është prej material bakri, është vjedhur në të gjitha rastet. Teli prej bakri i cili peshon vetëm disa kilogamë, pasi vidhet natën në këto gabina shitet si material bruto.
700 deri në 1 mijë lekë të vjetra kilogrami është çmimi i bakrit. Pasi grumbullohet në disa pika të Tiranës, ky bakër grumbullohet dhe niset për të kaluar kufinjtë e Shqipërisë ku metale të ndryshme shiten me kile. Kjo kabinë në rrugën "Myslym Shyri" është plaçkitur para disa javëve. Hajdutët duke vjedhur vetëm disa kilogramë kabëll bakri, jo vetëm kanë lënë pa drita dhjetëra banorë të zonës, por në momentin e vjedhjes ka patur luhatje tensioni që ka djegur aparaturat elektrike të të gjitha familjeve.
Pas kësaj banorët kanë mbledhur vetë para dhe kanë siguruar një derë me kyç të kabinave elektrike. Kjo gjë ndodh në të gjithë zonën që tashmë kabinat ruhen nga vetë banorët. Nga dhjetëra kallëzime në Prokurori vetëm në një rast dy hajdutë të mitur janë kapur në flagrancë. Ata kanë rrëfyer se kanë vjedhur për pak lek dhe do të nxirrnin bakër për t'a shitur në treg./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended