Ora News – Fushë Krujë, hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Skuadra e Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka riparuar shtyllën e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë e cila u hodh në erë duke rrezikuar të lërë pa energji elektrike gati gjysmën e vendit.

Lajmi u mësua paraditen e sotme, 7 janar, dhe eksplozivi ishte vendosur në këmbën e një shtylle 400 kv të linjës së tensionit të lartë.

Shtylla e dëmtuar me nr 58 ndodhej në Fushë Krujë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se nga shpërthimi ishtë dëmtuar një nga këmbët e shtyllës dhe fatmirësisht jo e tëra, çka do sillte pasoja të mëdha në furnizimin me energji.

"Aktualisht, Njesite speciale te OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjise që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në të gjithë vendin." thuhej në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hidhet-ne-ere-shtylla-e-tensionit-te-larte-tirane2-podgorice

Recommended